Rekrutimi i shqiptarëve për në Siri, 2 imamët dhe 7 të pandehurit në gjyq: S’duam avokatë, na mbron Allahu!

Mar 17, 2015 | 12:57
SHPËRNDAJE

TIRANE- Gjykata e Krimeve te Renda nisi seancen e pare per imamet Balla e Hysa, qe se bashku me 7 persona te tjere jane ne akuze për rekrutimin e shtetasve shqiptarë dhe dërgimin e tyre në frontin e luftës në Siri.

Imami i Unazës së Re, Genci Balla dhe Imami i Mëzezit, Bujar Hysa

Ne seancen e sotme 6 nga te pandehurit, perfshire dy imamet e veteshpallur nuk jane paraqitur me avokate, duke deklaruar se nuk kane nevoje per avokate mbrojtes, pasi i mbron Allahu.  

Ata nuk kane respektuar as solemnitetin e seances gjyqesore per detyrimin engritjes ne kembe kur ne salle hyn trupa gjyqesore. Ata jane pershendetur mes tyre me pershendetjen ‘selam alekum’.  

Te njejten gje e kane bere edhe familjare te tyre, te parnishem ne seance. situata eshte perseritur edhe ne kohen kur per procedure gjykatesi therret emrat e te pandehurve per prezencen, e pasi ata serish nuk kane pranuar te ngrihen ne kembe, gjyqtari ka kerkuar se paku te ngrene doren.

Kjo seance vjen pas kopsitjes se dojes qe organi i hetimit për krime të rënda ka dorëzuar në Gjykatë ndaj dy imamëve të vetëshpallur, Genci (Abdurrahim) Balla dhe Bujar Hysa, që bashkë me shtetasin Gert Pashja dyshohet se kanë qenë rekrutues dhe organizatorë të dërgimit të rreth 70 shtetasve shqiptarë në frontin e luftës në Siri.

Nëntë të pandehurit e kësaj çështjeje akuzohen nga Prokuroria për rekrutim të personave për kryeje veprash terroriste, nxitje për kryerjen e veprimeve terroriste dhe nxitje të urrejtjes dhe grindjeve. Të akuzuarit e kësaj çështjeje u arrestuan me urdhër të Prokurorisë në shkurt 2014, pas disa muajsh hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

HETIMI 
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar një sërë personash, duke realizuar për ta dhe pasojën përfundimtare, dërgimin e tyre në drejtim të Sirisë. Për ta realizuar një gjë të tillë, ata kanë shfrytëzuar bindjet fetare të personave dhe konkretisht kanë shfrytëzuar besimin fetar mysliman.

“Secili nga të pandehurit në këtë veprimtari ka pasur një rol të caktuar. Veprimtaria e të pandehurve ishte e organizuar në mënyrë të tillë disa nga të pandehurit dhe konkretisht i pandehuri Genci Balla dhe Bujar Hysa janë vetëshpallur si imamë dhe në drejtim të ndjekjes së riteve fetare kanë arritur të bindin masën e gjerë me predikimet e tyre”, thekson Prokuroria. Sipas akuzës, Genci Balla ushtronte veprimtarinë si imam në xhaminë e ndodhur tek Unaza e Re në Tiranë.

Ndërsa Bujar Hysa e ushtronte veprimtarinë e tij në xhaminë e ndodhur në Mëzez, Tiranë. Ata dhe xhamitë ku ata ushtronin veprimtarinë e tyre si imamë nuk ishin të miratuar në mënyrë të rregullt si të tillë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Gjatë predikimeve të mbajtura, Genci Balla tejçonte te personat e pranishëm, sidomos në faljet e ditës së premte, bindje dhe ide të cilat u mbushnin mendjen personave që lufta që bëhej në Siri ishte një kauzë e drejtë, bëhej në emër të Allahut dhe secili mysliman i devotshëm e ka për detyrë të ndihmojë në këtë luftë.

Të njëjtën mënyrë ka përdorur edhe Bujar Hysa me predikimet e bëra prej tij, në xhaminë e Mëzezit apo dhe në xhami të tjera. I akuzuari Gerti Pashja ndodhej në Turqi dhe realizonte në të shumtën e rasteve pritjen e personave që ishin nisur nga Shqipëria për në drejtim të Sirisë, duke bërë shoqërimin e tyre deri në Siri. Në këtë veprimtari kanë ndikuar duke bashkëpunuar dhe të pandehurit Astrit Tola dhe Zeqir Imeri.

 

 Akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për 9 personat e arrestuar:

1.Genci Balla, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

2.Gert Pashja, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,  ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.  ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

3.Bujar Hysa, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

 4.Orion Reçi, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

 5.Verdi Morava Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

 6.Zeqir Imeri, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

7.Astrit Tola, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

8.Edmond Balla, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

9. Fadil Muslimani, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura