Rekrutonin xhihadistë, shkatërrohet celula në Itali, mes të arrestuave shqiptarët xhaxha e nip. Policia: Alban Elezi kërkohej për akte terroriste

Mar 25, 2015 | 20:52
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia shqiptare ka dhene detaje rreth operacionit te perbashket me Italine, per shkaterrimin e celules qe rekrutonte xhihadiste. Sipas policise, nje nga shqiptaret e arrestuar eshte Alban Elezi nga Kavaja, vene ne pranga me urdher te prokurorise se Breshias, qe e akuzon per ‘akte terroriste’.

Alban Elezi

“Sot më datë 25.03.2015 , në orët e para të mëngjezit , në Kavajë, nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë ekzekutimi i Urdhërit të kërkimit Ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit: Alban Haki Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë”- njofton policia.

Ajo sqaron se arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “Akte Terroriste” parashikuar nga neni 270 quarter të K.Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Operacioni ne Itali 

Policia italiane ka arrestuar tre persona, mes te cileve dy shqiptare, te akuzuar si pjese e nje celule ekstremiste islamike qe bente rekrutimin e xhihadisteve, me aktivitet ne Itali dhe ne Ballkan.

Pamje nga qendra rekrutuese

Lajmin e raportojne sot mediat italiane, duke njoftuar se arrestimet jane perqendruar kryesisht ne provincen e Torinos dhe ne Shqiperi. Sipas “La Stampa”, dy shqiptaret e arrestuar jane xhaxha e nip, emrat e te cileve nuk behen te ditur. 

“Kontrolle për identifikimin e disa elementëve që konsiderohen si mbështetës të ISIS janë duke u zhvilluar edhe në zonat e Lombardisë, Piemonte dhe Toscana”- njofton Ansa. 

Nderkohe qe mesohet se hetimi deri ne zbulimin e bazes zgjati dy vjet. Policia ka arrestuar gjithashtu edhe nje te ri italian me origjine nga Maroku. Ai akuzohet si autor i dokumentit propagandues te ISIS, nje teks me 64 faqe te perkthyera ne italiash dhe te shperndara me pas neper rrjete sociale. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura