Rekrutimet në mësuesi, zbardhet lista me vendet e lira në Tiranë e qytetet përreth. Mijëra kandidatë për 571 vende

Aug 9, 2022 | 14:45
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ Ndonëse kohë pushimesh, periudha e verës asnjëherë nuk është e qetë për mësuesit e papunë apo ata që kanë aplikuar për të lëvizur në një tjetër shkollë nga ajo ku janë.

mesues

Kjo lidhet me konkursin e punësimeve. Teksa mësuesit janë futur në garë kush e kush të grumbullojë më tepër pikë për t’u renditur i pari e rrjedhimisht për t’u futur në punë këtë fillimshtatori, drejtoritë arsimore rajonale e kanë për detyrë të bëjnë transparente listën e vendeve vakante. Pra, ato për të cilat mësuesit po “luftojnë”.

Një ndër katër drejtoritë rajonale arsimore, ajo e Durrësit, e cila përfshin Tiranën bashkë me 11 qytete të tjera, përreth ka hartuar listën me vendet bosh që pritet të plotësohen këtë fillimshtatori. Fillimisht me mësuesit që kanë aplikuar për lëvizje paralele e më pas me ata që dalin të parët në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Gazeta bën publike tabelën me profilet dhe vendet e lira për secilin në DRAP Durrës.

Nga kjo Drejtori, rreth 2500 mësues kanë hyrë në testim përgjatë korrik-gushtshtator sipas profileve, ndërsa afro 1400 të tjerë konkurrojnë me pikët e vitit të kaluar. Pra, në drejtorinë më të madhe të arsimit përllogariten rreth katër mijë arsimtarë në garë për 571 vende pune, me një probabilitet të ulët për t’u thirrur në email që tani.

Por, vende vakante krijohen vazhdimisht deri në përfundim të vitit shkollor. Lista e krijuar në përfundim të testimeve do të jetë e vlefshme deri në konkursin e radhës, vitin e ardhshëm.

DRAP DURRES

Drejtoria me e madhe rajonale e arsimit parauniversitar numëron plot 731 vakanca, të cilat duhet të mbushen deri në fillim të vitit të ri shkollor që nis në 12 shtator. Ato do t’u ofrohen së pari atyre që kanë kërkuar të kryejnë lëvizje paralele, pra nga një shkollë në tjetrën dhe vendet që mbeten do të zihen sipas radhës së re që do të hartohet në fillim shtatori nga portali “Mësues për Shqipërinë”.

Vakancat më të mëdha, siç shihen në tabelë, lidhen me arsimin special, një disiplinë e re në arsimin e drejtuar nga profesionistët e duhur për nxënësit me aftësi ndryshe, nëse deri dje ato mbuloheshin nga mësues jashtë profilit, tanimë kërkohen gjithnjë e më shumë.

Kuptohet që në rast se nuk do të gjenden të tillë, siç edhe e parashikon udhëzimi për rekrutimet, vendi do të plotësohet me kontratë provizore me mësues jashtë profili deri në gjetjen e profilit të duhur. Pas arsimit special, arsimi fillor gjithashtu paraqitet me mungesa të theksuara, plot 153 mësues, e më pak ende bosh për mësues të gjuhës angleze, edukim fizik, matematikë e art pamor.

vakancat

Ajo çfarë vihet re dukshëm nga tabela është se shumica e vendeve të lira janë me kontratë definitive, ndërsa një pjesë e vogël, më pak se 1/3 janë provizore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura