Rekordi/ Mesi kalon Ronaldon, tani PSG shet më shumë fanella edhe se Mançester Junajtidi

Jun 25, 2022 | 23:37
SHPËRNDAJE

Në fushë vuajti, në marketing jo. Përkundrazi, Lionel Mesi vendosi një rekord te PSG-ja sezonin e shkuar, me shitjet e fanellave të tij që arritën shifra si kurrë më parë, duke kapërcyer edhe ato të rivalit Kristiano Ronaldo te Mançester Junajtidi.

Messi shirts

Klubi francez njoftoi se ka shitur mbi 1 milion fanella për herë të parë sezonin e shkuar dhe mbi 60% të totalit të bluzave të shitura ishin ato me numrin 30 të asit argjentinas. Ai theu edhe rekordin e shitjeve të bluzave të Kristiano Ronaldos pas rikthimit të tij në Mançester verën e shkuar.

“Djajtë” arkëtuan 200 milionë euro nga shtatori i shkuar për shitjen e fanellave me numrin 7 të yllit portugez, i cili u rikthye në “Old Trafford” 12 vite pas largimit drejt Realit të Madridit. Por tani, falë Mesit, nuk është më Mançester Junajtid klubi që shet më shumë fanella në botë, por janë kampionët e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura