Rekordi me numrin e viktimave/ Basha: Numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq. Shqipëria ka nevojë për…

Nov 24, 2020 | 20:07
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, Shqipëria ka regjistruar një rekord të ri me numrin e viktimave. 19 persona humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Për këtë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

basha 6

Në një postim në facebook, Basha shkruan se numrat e vërtetë që fsheh kryeministri Edi Rama janë shumë më keq, ndërsa thekson se qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm.

“Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë”, shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:

U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.

Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtet që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura