Bajerni mori fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mundur 1-3 në transfertë Grojther Furthin.
Në këtë ndeshje, ylli bavarez Robert Levandovski nuk arriti të regjistronte emrin në tabelën e golashënuesve.
Polaku dështoi kështu të thyente rekordin e Gerd Myler i cili kishte arritur të shënonte gol në 16 ndeshje radhazi me fanellën e Bajernit.
Levandovski kishte shënuar plot 24 gola në 15 ndeshje me Bajernin, por dështoi të shënonte sot për të thyer një tjetër rekord të legjendës së Gjermanisë e futbollit botëror.
Lista e të gjitha ndeshjeve radhazi që ka shënuar Levandovski:
- Arminia – 1 (gol)
- Eintrakt – 1
- Lacio – 1
- Këln – 2
- BVB – 3
- Bremen – 1
- Lacio – 1
- Shtutgart – 3
- Mainc – 1
- Gladbah – 3
- Frajburg – 1
- Augsburg – 1
- Gladbah – 1
- BVB – 1
- Këln – 1
- Herta – 3
- Lajpcig – 1
- Barcelona – 2
- Bokum – 1
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al