Rekordi i “Tri motrave”, s’ka bileta deri më 3 shkurt

Jan 25, 2016 | 14:43
SHPËRNDAJE

Nuk kishte ndodhur prej  vitesh, që biletat për shfaqje te- atri të shiteshin që dy javë para.  Drama “Tri motrat”, që po  shfaqet në Teatrin Kombëtar, i  ka thyer të gjitha rekordet. Nëse  ndokush ka planifikuar të kalojë  mbrëmjen në teatër, as të mos e  mendojë se mund të shkojë në bi- letari e të blejë bileta për shfaqjen  sot për sot, por as për të nesër- men e të pasnesërmen.

Nga shfaqja “Tri motrat”
Nga shfaqja “Tri motrat”

Madje,  në këtë rast, nuk të bën punë as  ndonjë “mik” pranë teatrit. Biletat janë shitur për të gjithë jav-  ën që vjen dhe tashmë mund të  rezervohen për shfaqjet e datave  3, 4, 5, 6 dhe 7 shkurt, ora 19:00.  Drama “Tri motrat” e Çehovit,  me regji të Hervin Çulit, e vulosi suksesin e vet qysh në pre- mierë dhe vazhdon ta ruajë atë  shfaqje pas shfaqjeje. Një vepër  që zgjat rreth 3 orë e gjysmë, por  që të mban lidhur falë punës se- rioze të të gjithë stafit realizues,  që nga regjisori, skenografi, ko- stumografia, tek aktorët e gjithë njerëzit e paskuintave.

“Tri motrat” rikthyen dëshirën për të  shkuar në teatër, si asnjë shfaqje  më parë. Të gjithë ata që e kanë  parë shfaqjen, e që e kanë pëlqy- er atë) kanë ftuar edhe të tjerët,  duke u bërë vullnetarisht pjesë  e fushatës “Eja në teatër!”. Kanë  vënë ndonjë status në faqet e  tyre nëpër rrjetet sociale, apo ua  kanë rekomanduar të tjerëve. Që  nga salla e teatrit, regjisori  Saimir Kumbaro, që njihet për  shpirtin e kritikës, i fton të gjithë  miqtë e tij në “Facebook” që të  mos e lënë pa e parë “Tri motrat”.  Të njëjta ndjesi vijnë nga kolegë  artistë e gazetarë, si Mirela Ok- trova, Klajd Ymeri, Bruna Boro- va, Monika Lubonja etj..

POLITIKA “SHKATËRRUESE”

Edhe pse i përfolur këto ditë  për shkak të një përplasjeje me  gazetarin e “ABC-News”, Eni  Shehu, drejtori i TK, Hervin  Çuli, nuk ka se si të mos i gëzo- het punës së vet dhe gjithë  akuzave u përgjigjet pikërisht  me arritjet e teatrit.

“Deri tani,  në sezonin artistik 2015-2016,  Teatri Kombëtar me dy pre- mierat e tij ‘Tartufi’ dhe ‘Tri  Motrat’ i ka shitur një qind për qind biletat. Çudi, se unë mirë  që s’punoj fare, sepse jam një i  degjeneruar, por ndërkohë (siç  flasin dhe vetë faktet) e kam shkatërruar dhe rrënuar plotë-  sisht institucionin me politikat  e reja që kam aplikuar. Nejse,  Molieri dhe Çehovi na nderu- an. Së shpejti është radha e  Shekspirit me ‘Zbutja e Kry- eneçes’ nga Elma Dorezi, që të  vazhdojë stafetën e shkatërrim- it të Teatrit”, shkruan Çuli në  faqen e vet në “Facebook”.

Përshtypjet e shfaqjes

Oktrova: Shkoni në teatër dhe befasohuni  Mbrëmje e këndshme në shoqërinë e “Tri motrave” çehoviane! Po jo vetëm…!  Teatri Kombëtar këtë herë na priti ndryshe, dukej sikur gjithçka, nga mjediset  më në fund të përfunduara të sheshit para tij deri te kurimi i vëmendshëm i  hollit, nga ngrohja/kondicionimi deri te pijet e ofruara në pushim dhe shkrirja  e skenës me platenë…, në respekt të Çehovit sa dhe të spektatorit, ishte  bërë pjesë e një tentative të re drejt një magjie të vjetër, të rikthyer, por ende  të rrezikuar… Dhe magjia ndodh…. ndodhia mban… Mban biletat të shitura  dhe publikun 4 akte mbërthyer… për 4 orë rresht…, në ndjekje të një prej  autorëve më të vështirë të dramaturgjisë botërore, Anton Çehovit dhe “rrugës”  së vështirë, në fakt të pamundur, të personazheve të tij drejt lumturisë…  Kompliment për kurajën e përsëritur të regjisorit Çuli drejt botës çehoviane…!  Kompliment për ansamblin e aktorëve, që ia doli të mbajë spektatorin dhe  të komunikojë mendimin e të dy kohëve të krijimit… Kompliment veçanërisht për më të vjetrit dhe më të rinjtë e tij, nga Malkaj te Çobani! Kompliment  për Irinën e “kristaltë” dhe engjëllore, një kulm për aktoren Elia Zaharia.  Shkoni në teatër dhe befasohuni këndshëm! Ne e përjetuam këtë sonte!  Sot, urime të përzemërta! Nesër suksese dhe më tej!

Klajd Ymeri: Bravo sakrificës e përkushtimit  Dje, vërtet laheshim një herë në javë, vetëm të shtunave, por SHPIRTIN  e kishim të pastër. Sot, vërtet lahemi përditë, por shpirtin e kemi katrano- sur dhe nxirë, sigurisht jo të gjithë… ka dhe nga ATA me dy fytyra, po  nejse… nuk kam ç’të them tjetër veç: Mallkuar qofshin shpirtzinjtë, të ul-  ëtit, dallaveraxhinjtë, manipulatorët, provokatorët. RROFSHIN: zemërbutët  dhe të mirët, të drejtët, të drejtpërdrejtët. Rrofshin të gjithë burrat me RR,  ka plot dhe njoh edhe në teatër. Rrofshin të gjitha motrat… E meqenëse  ra dhe fjala “TRI MOTRAT” e Teatrit Kombëtar, një shfaqje në dinjitetin e  të gjithë historisë që mbart ai teatër… Berina Kokona një bravo për kost- umet, super. Një bravo për skenografin Kristo Çala. Bravo, e gjithë trupa  e aktorëve dhe sigurisht, sakrificës dhe përkushtimit të Hervin Çulit.

Elma Doresi: E keni ngritur nivelin shumë lart  Hervin Çuli, e mbani mend çfarë ju thashë pasi pashë provën tuaj? Po  jua kujtoj: Më kapi frika tani.. E keni ngritur nivelin shumë lart, dhe kjo  është përgjegjësi e madhe për mua të parën, që jam pas jush, e më pas  për regjisorët e tjerë… Faktet janë aty për cilindo që do të shikojë e të  dëgjojë. Nëse shfaqjet dhe arritjet pak më lart quhen “shkatërrim”, atëherë  ju premtoj publikisht që do të mundohem me mish e me shpirt që të arrij  dhe unë këtë “shkatërrim”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura