Rekordi i eksporteve, INSTAT: U ulën 12,8%, më e larta me Kinën

Apr 28, 2016 | 20:59
SHPËRNDAJE

Eksportet në një vit kanë pësuar rënie 12,8 për qind, ku ndikimin më të lartë e kanë dhënë mineralet dhe materialet e ndërtimit.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, vlersojnë se në muajin mars të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 19 miliardë lekë, duke u ulur 12,8 për qind me marsin e vitit të kaluar.

eksporte

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve e kanë dhënë mineralet,lëndët djegëse dhe energjia elektrike që janë ulur 10,6 për qind. Ndikim negativ në rënien e eksporteve nga INSTAT ëhstë vlersuar edhe rënia nga materialet e ndërtimit me 8,4 për qind, e ndjekur nga makineritë dhe pajisjet që ranë 1,6 për qind.

Vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova me 32,1 %, Maqedonia me 19,8 %, dhe Kina me 37,1 %. INSTAT vlerësoi se importet e mallrave në muajin mars 2016 arritën vlerën 46 miliardë lekë, duke u rritur me 4,6 % në krahasim me marsin e 2015.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 miliardë lekë, duke u rritur me 22,0 % krahasuar me mars 2015 dhe 12,0 % në krahasim me Shkurt 2016. D.A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura