Rekorde golash dhe shpejtësi supersonike, Mbape: Nuk jam si Pele, në Rusi për të treguar sa vlej

Jul 1, 2018 | 19:47
SHPËRNDAJE

Ka lindur në 1998- ën, vit në të cilin Franca shpallej për herë të parë dhe të fundit në historinë e saj kampione bote. Pas ndeshjes së djeshme, dhe sidomos me paraqitjen e tij, Kilië Mbape shihet si njeriu që mund t’i kthejë Francës trofeun madhor. I pyetur pikërisht nëse ndihet si lideri që do të çojë kupën në atdhe, sulmuesi i “Gjelave” u përgjigj: “Jo nuk ndihem lider, ndihem pjesë e një grupi të mbushur me lojtarë të rëndësishëm.

mbapeee

Kemi një mision të madh, të cilin dëshirojmë ta përmbushim me sukses. Sa për ditëlindjen time, nuk besoj se njerëzit e kujtojnë si vitin kur linda unë, por sepse Franca u shpall kampione. Ajo ishte një ngjarje që ka lënë gjurme të thella në historinë e futbollit francez dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ajo ishte një skuadër e madhe dhe në duam të bëhemi të tillë, por për të tilla diskutime është ende herët”.

ARRITJE – Dy golat e djeshëm dhe sidomos kualifikimi ka ulur disi tonet e kritikave në Francë, të cilat sidoqoftë vijojnë të jenë të pranishme. Mbape është ndër të paprekshmit, nëse mund ta konsiderojmë të tillë, por ai nuk pranon epitete. “Ndeshjet e mira vijnë si pasojë e lojës së mirë dhe ndihmës së shokëve. Në Rusi kanë ardhur më të mirët dhe sukseset theksohen më shumë, por deri këtu kemi mbërritur si skuadër dhe jo individualisht. Është një rast i mirë për të treguar kush jemi dhe jam i bindur se do të japim maksimumin”.

MBAPE SI PELE – Kilië Mbape, 19 vjeç e gjashtë muaj, u bë dje lojtari i dytë më i ri që shënon të paktën dy gola në një ndeshje të Kupës së Botës. Përpara tij, rekordmeni Pele, me 17 vite e dy muaj mbi shpinë. Krahasimi është i rëndë, por shërben për të dhënë idenë e yllit të Francës që dje eklipsoi Mesin dhe dërgoi Argjentinën në shtëpi. Lidhur më këtë arritje të tij, djaloshi i lindur në Paris, deklaroi:

mbape

“Jam shumë i lumtur pa dyshim, siç jam edhe krenar, por më duhet të bëj të qartë diçka shumë të rëndësishme. Pele i përket një kategorie tjetër dhe nuk mund të krahasohem me të. Në Botëror ka shumë lojtarë cilësorë, çdo skuadër ka futbollistë niveli, ndaj nuk ka kampionat më të përkryer për të nxjerrë në pah aftësitë tona”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura