Rekord shitjesh të biletave për derbin, Tirana thirrje tifozëve: Çdo dëm në stadium ka pasoja ligjore, pajisuni me kartë identiteti

Feb 25, 2020 | 20:12
SHPËRNDAJE

Klubi i Tiranës njofton se shitja e biletave për derbin e 156-ë kundër Partizanit po shkon me ritme të jashtëzakonshme.

Air Albania

Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare, klubi bardheblu bën me dije se janë shitur 11.250 bileta (gjysma e kapacitetit të “Air Albania”) në pak orë.

Nga ana tjetër, Tirana u bën thirrje tifozëve të shmangin çdo mjet të ndaluar për të hyrë në stadium dhe kërkon nga tifozët të tregojnë qytetari në derbin e zjarrtë të së premtes.

Njoftimi i Tiranës:
Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore.

Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.

Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse.

Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Cdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Cdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.

Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani.

 — në Air Albania Stadium.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura