REKORD/ Pesë herë kampion rradhazi! Skënderbeu vulosi sot titullin e gjashtë (FOTO)

May 16, 2015 | 21:47
SHPËRNDAJE

Skëndërbeu shpallet kampion për të pestin vit radhazi (6 në total). Korçarët kanë siguruar titullin kampion pas fitorës së shënuar në shtëpi ndaj Flamurtarit 2-0.

Imazhe nga ndeshja e sotme

Golat për korçarët u shënuan nga Latifi në minutën e 40-të, ndërsa Lila vulosi gjithçka në minutën e 89-të. 

Vendasit kaluan në avantazh me anë të Latifit, i cili shfrytëzoi më së miri pasimin e Stojkov duke çuar topin në rrjetë. Skëndërbeu e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0.

Ndërkojë skuadra e Ramelës provoi të barazojë shifrat me anë të Buval dhe Krujës, por pa rezultat.

Ishte mesfushori korçar Sabjen Lilaj i cili shfrytëzoi asisin e kosovarit Berisha dhe çoi topin drejt e në rrjetë. Lilaj realizoi golin e dytë të takimit duke kurorëzuar kështu triumfin e korçarëve.

Imazhe nga ndeshja e sotme e Skenderbeut

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura