Rekord për “Guinness”/ 20 gola në 2 ndeshje, Doçi shënon 9 herë në portën e Pogradecit

Mar 12, 2018 | 10:21
SHPËRNDAJE

Janë luajtur takimet e javës së 10-të për kam pionatin kombëtar të futbollit të femrave. Në dy ndeshjet e luajtura dje në mesditë, në Shkodër dhe në Korçë, janë regjistruar goleada në rezultate dhe goleada në lojtaret shënuese. Kështu, Megi Doçi ka arritur të shënojë plot 9 gola në ndeshjen e luajtur në Shkodër nga skuadra e saj e Vllaznisë kundër mikeshave pogradecare.

Doci

Ndërsa sulmuesja korçare, Derisa Qose, ka shënuar 4 gola në ndeshjen kundër bilishtareve. Një rekord i veçantë ka ndodhur sot në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Pogradecit në futbollin e femrave. Ekipi i Vllaznisë ka fituar me rezultatin 9-0, por nuk qëndron këtu e veçanta.

Skuadra shkodrane vinte në këtë takim pas një triumfi në Kupën e Shqipërisë dy ditë më parë, kur mundi thellë- sisht 6-1 në “Elbasan Arena” skuadrën e Tiranës në finale. Dje ajo fitoi me goleadë, ku të gjithë golat kishte vetëm një autore, Megi Doçi. Sulmuesja kuqeblu ka vendosur një rekord historik, duke thyer çdo parashikim.

Futboll Femra

Nuk përfundon këtu, futbollistja e Vllaznisë është edhe golashënuesja më e mirë në kampionatin shqiptar, pasi ka shënuar rreth 200 gola në të gjitha kompeticionet. Një rekord për “Guinness” nga kjo lojtare, por më parë ajo duhet të kalojë një rekord me një gol më shumë, që e ka arritur lojtarja e Kinostudios, Cyme Lulaj duke shënuar 10 gola në një ndeshje të vetme. Kjo ka ndodhur kundër Bilisht Sportit.

Skenderbeu femra

Edhe në ndeshjen tjetër të derbit korçar, të luajtur në Korçë ndërmjet skuadrës devollite të Bilisht Sportit dhe Skënderbeut, kemi  një tjetër goleadë 10-1, ku 4 gola ka shënuar futbollistja korçare Derisa Qose, 3 gola Joana Nicku, 2 gola Morava dhe një gol nga Repa. Ndeshja tjetër e kësaj jave, që ishte planifikuar për ditën e sotme, Tirana – Teuta, do të zhvillohet një ditë tjetër.

Bilisht Sport Skenderbeu Femra

Ndërsa skuadra kryeqytetase tjetër e Kinostudios e kishte pushim. Në javën e ardhshme këto dy skuadra të kryeqytetit, Tirana e Kinostudio, do të përballen me njëra-tjetrën, ndeshje nga e cila pritet që të zhvillohet një superlojë, siç janë gjithnjë ndeshjet e derbeve.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura