Rekord i ri në peshkim, kapet një mustak 127 kg, 267 cm i gjatë (FOTOT)

Feb 25, 2015 | 20:08
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Dino dhe Dario Ferrari kanë shënuar një rekord të ri në peshkim. Sipas mediave italiane, binjakët kanë peshkuar një peshk mustak që peshonte plot 127 kg dhe ishte i gjatë 267 centimetër.

Vëllezërit Ferrari janë tashmë të famshëm në botën e peshkimit të mustakëve pasi edhe më herët kanë kapur peshq të jashtëzakonshëm, raporton “Il Messaggero”.

Por madhësia gjigante e kësaj specie, i ka impresionuar të gjithë, dhe fotot e postuara në rrjetin social Facebook, kanë bërë xhiron e uebit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura