Rekord i ri edhe në Maqedoninë e Veriut/ Testohen pozitivë 870 persona, humbin jetën 14 pacientë

Oct 28, 2020 | 22:56
SHPËRNDAJE

Një tjetër rekord i rasteve të reja u njoftua sot nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, duke shkaktuar shqetësime të mëtejshme për të ardhmen.

koronavirus-maqedoni-696x435

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 870 raste të reja me koronavirus.

Kështu numri i të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet 28,697.

Në të njëjtën kohë, u njoftua se 14 pacientë kishin ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 963.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura