Rekomandimi i KE/ PDIU flet për reflektim: Pakt për integrimin, reformën zgjedhore dhe referendumet

Apr 18, 2018 | 14:19
SHPËRNDAJE

Fitore e shqiptarëve dhe një moment reflektimi për politikën shqiptare, e ka quajtur PDIU, rekomandimin e KE-se per celjen e negociatave per vendin tone.

shpetim-idrizi-1-640x448

Ne nje deklarate per mediat, PDIU bën thirrje “që të vendosen interesat kombëtare para atyre partiake dhe propozojmë një pakt kombëtar për integrimin, reformën zgjedhore dhe ndryshimin e ligjit për referendumet”.

Deklarata e PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ky është një avancim i aspiratës së kahershme të shqiptarëve, për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo është një fitore e shqiptarëve dhe një moment reflektimi për politikën shqiptare, e cila në mënyrë ciklike me krizat politike, mungesës së vizionit në ekonomi, korrupsionit, sistemit zgjedhor jo transparent dhe jo të barabartë, kanë ngadalësuar këtë vokacion të shqiptarëve.

PDIU bën thirrje që të vendosen interesat kombëtare para atyre partiake dhe propozojmë një pakt kombëtar për integrimin, reformën zgjedhore dhe ndryshimin e ligjit për referendumet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura