Reja e injoroi, 23-vjeçari që po shkëlqen në Kroaci thirret për herë të parë nga… Kosova

Mar 17, 2022 | 21:04
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Emir Sahiti, do të jetë risia e dardanëve të Kosovës, në listën për ndeshjet e muajit mars. Trajneri i ri, Alain Girese, ka vendosur ta grumbullojë për herë të parë në përfaqësuese, 23-vjeçarin, që po shkëlqen te Hajduku i Splitit.

emir sahiti

Lajmin e ka zbuluar vetë klubi kroat, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”. “Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Përfaqësuesja e Kosovës, që zhvillon dy miqësore në mars ”, shkroi klubi kroat.

Dëshira e Sahiti, fillimisht ishte që të përfaqësonte Kombëtaren A të Shqipërisë, por duke parë injorimin e vazhdueshëm të Rejës, vendosi të kalonte te përfaqësuesja e Kosovës.

Sahiti ishte një nga lojtarët më të dalluar, te Shpresat kuqezi, teksa kishte 2 vite që priste ftesën nga Kombëtarja A. Me fanellën e U-21 Sahiti regjistroi 11 ndeshje, ku shënoi edhe 2 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura