Fenomeni i jashtëzakonshëm natyror, reja bie nga qielli

Aug 9, 2011 | 10:43
SHPËRNDAJE

Si asnjëherë më parë, një re ka “rënë” nga qielli dhe ka qëndruar fare pranë sipërfaqes së tokës, duke shënuar një fenomen të jashtëzakonshëm të natyrës. Ngjarja ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është filmuar nga kalimtarë të rastësishëm. Reja ka fluturuar duke zbritur ngadalë nga qielli, derisa preku tokën. Në video duket edhe një person që afrohet dhe fut dorën mes resë. Ajo ka qëndruar pezull për pak kohë dhe më pas është ngritur sërish lart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura