Rei Manaj te ekipi i parë i Barcelonës, merita është e… Zherard Pikesë

Aug 14, 2021 | 12:44
SHPËRNDAJE

Pas lajmit të jashtëzakonshëm se Rei Manaj është federuar në ekipin e parë të Barcelonës për La Liga-n spanjolle, vjen një gjest i mrekullueshëm nga Zherard Pike.

pike

Sipas asaj që komunikoi klub i i Barcelonës në sajtin e saj zyrtar, është se federimi i Rei Manajt u bë nga ulja e ndjeshme e pagës së mbrojtësit veteran të katalanasve.

Një gjest i madh ky i spanjollit ku i jep shansin lojtarit të Kombëtares shqiptare, Manajt të shfaqë gjithë potencialin e tij në një prej ligave më të forta në botë.

Kujtojmë se Manaj ka kryer një fazë përgatitore të mrekullueshme ku në dy ndeshje realizoi katër gola, 3 ndaj Gimnastik dhe një ndaj Gironës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura