Regjistrohet rasti i parë me koronavirus në Ersekë/ 60- vjeçarja nga Tirana shkoi për të kaluar pushimet, izolohet pasi shfaqi simptoma

Jul 2, 2020 | 20:17
SHPËRNDAJE

Shfaqet rasti i parë me COVID-19 edhe në qytetin e vogël juglindor të Ersekës.

Sipas “BalkanWeb” e infektuar është një 60- vjeçare e cila jeton në Tiranë, por shkoi për të pushuar në shtëpinë e saj të pushimit në Ersekë, ku shfaqi shenja të COVID-19.

erseke

Ajo është vetëizoluar, ndërsa ndodhet në gjendje të stabilizuar. Erseka bëhet qyteti i dytë në qarkun e Korçës ku ka të shënuar me koronavirus teksa është një nga qarqet me më pak të infektuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura