Regjistrohet rasti i parë me koronavirus edhe në Lazio, gruaja me dy fëmijët e saj izolohen në spital

Feb 29, 2020 | 9:39
SHPËRNDAJE

corona-copia

Regjistrohet rasti i parë i një italiani të prekur me koronavirus në Lazio. Kjo mësohet nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive në Romë, raporton Ansa.

Bëhet fjalë për një grua, 38 vjeçare që banon në Fiumicino, e cila u kthye nga një udhëtim në Bergamo, ku kishte qenë prej disa ditësh.

Pasi u ankua se e kishte zene gripi, ajo iu nënshtrua testeve, të cilat konfirmuan pozitivitetin e saj me Covid-19, dhe tani po mbahet në izolim. Aktualisht në mbikëqyrje aktive në spital janë edhe fëmijët e saj, 5 dhe 10 vjeç.

Deri më tani në Lazio kishte pasur tre raste pozitive, të gjithë persona të huaj, dhe të gjithë pacientët janë shëruar nga virusi i frikshëm.

Mes tyre edhe çifti kinez nga Wuhan dhe studiuesi që ktheheshin gjithnjë nga Wuhan në Lazio.

Task Forca për Mbrojtjen Civile të Rajonit të Campania njoftoi se të Premten më 28 shkurt më shumë se 70 mostra u ekzaminuan në laborator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura