Regjistrohet në KQZ kandidati “i kancerit në grykë” në Këlcyrë (VIDEO)

May 24, 2015 | 10:41
SHPËRNDAJE

KQZ ka hedhur dje shortin me gola për të përcaktuar renditjen në fletën e votimit në 13 bashki të vendit.

KQZ miratoi dje renditjen në Bashkinë e Divjakës, Mallakastrës, Patosit, Roskovecit, Dropullit, Këlcyrës, Tepelenës, Devollit, Kolonjës, Maliqit, Pustecit dhe Tropojës.

Hazbi Kasaj

Nga listat e kandidatëve bie në sy emri i kandidatit Hazbi Kasaj në Bashkinë e Këlcyrës, i njohur për thënien e tij “I raftë kanceri në grykë atyre që s’më votojnë”.

Kasaj është regjistruar nën siglën e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, me kryetar Kadri Isufin.

Hazbi Kasaj është një personazh i njohur më shumë në rrjetet sociale sesa në Bashkinë e Këlcyrës.

Në zgjedhjet e vitit 2001 ai ishte kandidat për deputet dhe teksa ishte ftuar në televizion për të shpalosur programin, i bëri një urim vërtetë special atyre zgjedhësve që nuk do ta votonin.

“I bëj thirrje të gjithë votuesve të 14 fshatrave, le të më votojnë se nuk humbasin asgjë. Të më votojnë dhe do të më urojnë dhe do më thonë ‘tu bëftë dita një mijë’. Urimi i keq që u bëj unë atyre votuesve që nuk më votojnë: u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër”, tha Kasaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura