Regjistrimi i PD në zgjedhje/ Celibashi: Do të jetë në përputhje me ligjin, nuk kam asnjë lloj droje për atë vendim

Feb 8, 2023 | 11:47
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se regjistrimi i PD për zgjedhjet lokale do të jetë në përputhje me ligjin, vendim që për të do të merret pa asnjë lloj droje apo problemi.

“Edhe në bashkëbisedimin e javës së shkuar e diskutova që situata është e tillë që duhet të konkludojmë deri në datën 7 mbi legjitimitetit e personit që do të duhet të përfaqësojnë interesat e PD më së pari në regjistrim si subjekt zgjedhor në KQZ, këtu fillon përgjigja e dytë por nuk dua ta fsheh që ajo çfarë ka determinuar më shumë është fakti se ne jemi në këtë situatë edhe nëse dikush do ta lexojë ndryshe. Do të flas për rastin e komisionerit do të jetë strikt bazuar në Kodin Zgjedhor dhe pastaj dikush të thotë a është i drejtë apo jo. Në momentin që do të vendosim kjo do të jetë plotësisht në përputhje me ligjin, nuk kam asnjë lloj problemi apo droje për ta marrë atë vendim, do të jeni dëshmitarë”, tha Celibashi.

Gjithashtu, kreu i KQZ foli dhe për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ për zgjedhjet e 14 majit, ku tha se në momentin e përshtatshëm do të miratohen edhe anëtarët e PD.

“KZAZ do të konstituohet pa PD pasi është minimumi prej katër anëtarësh dhe kjo e bën formale dhe në momentin më të përshtatshëm do të miratojmë edhe anëtarët e KZAZ të PD. Procesi zgjedhor është një proces ligjor dhe politik i rëndësishëm prandaj shqyrtimi i kërkesave me subjektet zgjedhore bëhet brenda një afati të shkurtër”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura