Regjistrimet në çerdhe e kopshte në Tiranë, asnjë fëmijë s’pranohet pa bërë analizat

Aug 30, 2018 | 21:15
SHPËRNDAJE

Për të shmangur përhapjen e sëmundjeve të ndryshme tek fëmijët e vegjël, asnjë fëmijë nuk do të pranohet në çerdhe apo në kopshte pa bërë analizat pranë drejtorisë së higjienës.

femije kopesht cerdhe

“Bëjmë një depistim për të parandaluar disa infeksione banale të fëmijëve të kësaj grupmoshe. Për t’i dalë të keqes përpara ne bëjmë analiza të fëmijëve”, shprehet Dritan Ulqinaku, drejtor i ASHR Tiranë.

Janë rreth 40 mijë fëmijë në Tiranë që duhet të kryejnë këto analiza dhe po kështu ata ne Bashkinë e Kamzës dhe Vorës. Për prindërit që janë në punë dhe kanë vështirësi për të kryer këto analiza për fëmijët e tyre në Drejtorinë e higjienës është caktuar edhe një orar pasdite.

“Kemi marrë disa masa për të përballuar fluksin. Do të funksionojmë me dy turne, një paradite dhe një pasdite nga ora 16:00-18:00”, sqaron Ulqinaku.
Në të gjitha kopshte dhe çerdhet njihen vetëm analizat pranë drejtorisë së higjienës dhe jo në laboratorët private, kjo lidhet më së shumti me besueshmërinë e kryerje së analizave./TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura