Regjisorja Esmeralda Stafa: Aktorët janë të padisiplinuar, xhelozë për njëri-tjetrin

Sep 17, 2015 | 17:05
SHPËRNDAJE

jë, kështu që, në rast se je i ri vështirësitë sikur shumëfishohen. Krijohen situata të paparashikuara, pikërisht atëherë kur mendoje se gjithçka po ecën siç duhet.

esmeeKryesisht kjo ishte arsyeja që e bëri Esmerlada Stafën, regjisoren e dramës “Dikush që do të kujdeset për mua”, që të nëpërdhëmbte përpara konferencës për shtyp të shfaqjes, se kjo ishte hera e fundit që punonte në Shqipëri.

Sigurisht, fjalë pa peshë themi të gjithë dhe i rikthehemi gjithnjë asaj çka ishim betuar se nuk do të bënim më kurrë, por Stafa nuk e tha këtë vetëm prej ngërçit të një situate. Qysh kur nisi të merret me përkthimin e veprës së autorit irlandez, Franc McGuinnes, e deri kur arriti ta konkretizojë projektin që kishte në kokë, peripecitë kanë qenë të njëpasnjëshme.

esmeraldaTani që drama satirike me tre aktorë, Neritan Liçajn, Marin Orhanasin dhe Romir Zallën, u shfaq prej së mërkurës e deri sot në mbrëmje që është nata e fundit, tensionet kanë rënë, ama rruga për të mbërritur deri këtu ishte ca e gjatë.

Ju jeni ende regjisore e re, sado që, kjo nuk është shfaqja e parë që ngjisni në Teatrin Kombëtar. Sa e vështirë është rruga për të mbërritur deri këtu?

Jo, kjo nuk është shfaqja ime e parë në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Pjesa e fundit që kam vënë në skenë, përpara “Dikush që do të kujdeset për mua”, ka qenë “Kaligula” e Kamysë që ka qenë pjesë e festivalit të të rinjve. Pastaj, përvojat e mia të tjera i përkasin produksionit, pjesë e të cilit kam qenë në filmin “Bota”, “Në anën tjetër të detit” tek “Out of touch”, “Burrneshat” etj. Sidoqoftë, pavarësisht përvojës, është shumë e vështirë të ngjitësh një shfaqje në Teatrin Kombëtar, sepse duhet të merresh vetë me gjithçka. Pjesa më e rëndësishme e së gjithës janë të ardhurat që duhet t’i sigurosh vetë dhe nga përvoja që unë kam me bizneset, situata nuk është fare favorizuese, askush nuk do ta dijë për artin, nuk kanë interes.

Kur ka nisur puna për këtë shfaqje dhe si ju ra në dorë pjesa e McGuinnes?

Nuk është që po kërkoja me doemos diçka për të vënë në skenë, por dy vite më parë, gjatë kërkimeve të zakonshme për të më- suar rreth të rejave të dramaturgjisë, hasa dramaturgun irlandez. M’u desh kohë për ta përkthyer sa do që gjatë këtij procesi, nuk kisha asgjë konkrete më vonë. Pas përkthimit, e përshtata pjesën në gjuhën teatrore, dhe nisa të bëj përpjekjet e para për të gjetur mbështetje financiare. Qëllova në sezonin e financimeve të Ministrisë së Kulturës, dorëzova projektin dhe arrita të marr së pari një mbështetje shumë të vogël prej saj, por që shërbeu si motivim për të siguruar pjesën tjetër. Këtu nisën vështirësitë e para të mirëfillta, pasi kam shpenzuar kohë e para të miat për të siguruar fonde.

Pra, keni shpenzuar para për të siguruar para? Në ç’fazë të gjithë kësaj rruge menduat për emrat e tre aktorëve?

Kjo ishte një etapë tjetër, njësoj e vështirë sa e para. Aktorët këtu janë të padisiplinuar dhe mund të ta lënë punën përgjysmë nëse u teket. Të thonë po e më pas të lënë në baltë në gjysmë të punës, kanë xhelozi mes njëri-tjetrit dhe nuk pranojnë aq lehtë nëse fondi që ke për ta është modest. Sigurisht që nuk e kam fjalën për tre aktorët që, në fund, pranuan të jenë pjesë, por përpara se të mbërrija te ta, ka pasur biseda me të tjerë.

A mendoni se tekat e aktorëve mund të kenë të bëjnë edhe me faktin që regjisori është i ri?

Jo, në rastin tim nuk pashë që mund të ishte kjo arsyeja, barriera ime kishte vetëm motive financiare mendoj. Ndofta edhe ata kanë të drejtë që pretendojnë më shumë.

A e mirëpriti menjëherë Teatri Kombëtar këtë projekt?

Në fakt, në fillim, shfaqja ishte konceptuar të jepej në një sallë bodrumi që Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po ndërtonte dhe ne i kemi bërë provat tre muaj në këtë teatër, mirëpo salla nuk arriti të përfundohej në kohë, kështu që u bë marrëveshja me TK-në.

A synuat ju emra të njohur aktorësh për të pasur një lloj sigurie në shikueshmërinë e shfaqjes?

Loja me marketingun nuk është në qëllimet e mia. Unë nuk është se do ta vë shfaqjen në skenë për një kohë të gjatë e prej së cilës të fitoj para. Pjesa u vu vetëm pesë herë dhe nuk do të vihej fare nëse unë nuk do të kisha pasur ngacmimin artistik nga drama.

Ishte e rastësishme përzgjedhja e një drame tjetër apo ky është zhanri juaj?

Mundet që e para të ketë qenë e rastësishme, por tani po kuptoj që ndoshta po, jam e tërhequr prej saj, sado që kjo e fundit ka edhe satirën pjesë.

Për ata që nuk arritën ta shihnin, mund të tregoni diçka rreth pjesës…

Në qendër të së gjithës janë tre burra të zënë rob në Liban. Një amerikan, një anglez dhe një irlandez, bëhen bashkë në një qeli. E gjithë pjesa luhet aty. Është një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, ku përmes marrëdhënieve njerëzore, kuptojmë se sa e rëndësishme është mbështetja e tjetrit. Kjo dramë e trajtuar në konceptim eksperimental frojdian, zbërthen vetëdijen dhe pavetëdijen në mënyrë globale dhe shfaq zhveshur fuqinë e instinktit të njeriut për shkatërrim (thanatos) dhe nevojën për dashuri (eros).

ANI JAUPAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura