Regjisori rus akuzohet për përvetësim fondesh, por fiton çmim në Francë

SHPËRNDAJE

Franca i ka dhënë një çmim regjisorit rus të filmit dhe teatrit, Kirill Serebrennikov, i cili është i arrestuar.

Serebennikov, i cili ka marrë çmimin “Urdhri për Arte dhe Letra”, është nën arrest shtëpiak dhe po pret që të dalë në gjyq nën akuzat për përvetësim, akuza të cilat, sipas mbështetësve të tij, janë të motivuara politikisht.

1BF51367-9DAD-46D1-9E75-7BB5EF164116_w1023_r1_s

Ministri i Kulturës i Francës, Françoise Nyssen ka nënshkruar sot dekretin, përmes së cilit, Serebennikovit i jepet urdhëri, që ia njeh kontributin e veçantë në arte dhe literaturë në Francë dhe në botë,

Serebrennikov, që ishte drejtor i teatrit Gogol në Moskë, është arrestuar gushtin e vetit të kaluar për përvetësimin e 1 milion dollarëve nga fondet shtetërore.

Rasti i tij ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe ka nxitur akuza ndaj autoriteteve ruse, se po sulmojnë figura kulturore, që kundërshtojnë Qeverinë e presidentit Vladimir Putin.

Serebrennikov kishte marrë pjesë në protesta anti-qeveritare dhe kishte ngritur shqetësime mbi rritjen e ndikimit të Kishës Ortodokse Ruse, që ka lidhje të ngushta me shtetin. Ai ka cilësuar akuzat ndaj tij si “absurde”./REL

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak“I hidhnin në një stivë”, rrëfehet i mbijetuari i Auzhvicit: Kur fëmijët vdisnin, nënat...
Artikulli tjetërJo vetëm Shqipëria një tjetër vend, mendon aplikimit të Vettingut për zyrtarët publik

S'KA KOMENTE

Comments are closed.