Refuzoi t’i jepte dorën Benatias, flet modelja: Nuk pranova sepse… (VIDEO)

May 22, 2018 | 21:27
SHPËRNDAJE

Një nga vajzat që ishte në podiumin e ngritur ku Juventus po nderohej me titullin 7-të radhazi, refuzoi t’i jepte dorën Mehdi Benatias. Ajo quhet Svetlana Vakulova, dhe ka treguar pikërisht arsyen pse nuk i dha dorën mbrojtësit të Juves.

Svetlana.hostess.scudetto.Juve_.750x450

“Shumë tifozë më kanë shkruar në rrjetet sociale për atë moment. Kam parë e lexuar komente nga më të ndryshmet. Dëshiroj të sqaroj se rregullorja nuk na lejon t’i japim dorën askujt. Nuk ishte asgjë personale, pasi edhe unë jam tifoze e Juves” – deklaroi Svetlana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura