Refuzoi Shqipërinë për të luajtur me Zvicrën, mesfushori 25-vjeçar firmos në Greqi

Jan 14, 2018 | 17:08
SHPËRNDAJE

Mesfushori 25-vjeçar, Mërgim Brahimi, para disa vitesh refuzoi Shqipërinë, pasi ëndërronte të luante për Zvicrën. Ëndrra e tij nuk u bë kurrë realitet dhe ai tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Mesfushori nga Istogu ka ndryshuar klubin, duke u transferuar nga Grasshoper te skuadra greke e Panionios, ku aktivizohet sulmuesi i Shpresave, Fiorin Durmishaj.

Brahimaj

Brahimi u prezantua sot te skuadra e re dhe në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të Panioniosit deklaroi: “Jam shumë i lumtur që u mbyll transferimi te Panionis. Po shoh përpara për të nisur punën me ekipin e ri, me trajnerin dhe shokët e skuadrës. Me punë intensive, besoj se në fund do të kemi një vit të shkëlqyer.

Më ka pëlqyer loja e skuadrës në ndeshjen e fundit, veçanërisht në pjesën e dytë, ku pashë një Panionis që kërkon të luajë futboll dhe të fitojë. Gjithashtu pashë edhe tifozët, që e mbështesin ekipin me pasion. Dua t’i falënderoj ata për mesazhet që më kanë dërguar dhe u premtoj atyre që do bëj gjithçka të ndihmoj ekipin për të realizuar objektivat.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura