Refuzoi Shqipërinë, ja prapaskena me Sadikun

Nov 10, 2018 | 13:47
SHPËRNDAJE

Jashtë Loret Sadiku, brenda Ergys Kaçe. Minuta e zëvendësimit? Ah. Ende nuk ka filluar të luhet ndeshja. Janë ndryshimet e shpeshta që ndodhin në listën e Kombëtares shqiptare të Kristian Panuçit përpara ndeshjeve. Për arsye të shumta, dëmtimesh, kartonësh dhe refuzimesh… Siç e lexoni: Refuzimesh.

Sepse Loret Sadiku ka refuzuar të rikthehet të luajë me Kombëtaren shqiptare. Diçka e papritur dhe e paparashikueshme. Vazhdon historia dhe misteri në lidhje me mbrojtësin nga Kosova, i cili mund të rivishte sërish fanellën kuqezi. Nga ana tjetër, lajmi i mirë është për Ersys Kaçen, i cili rikthehet sërish në grumbullim.

lista-e-kombetares-A

PRAPASKENAT

Krisja e madhe mes FSHFsë dhe Loret Sadikut daton kohë më parë, kur mbrojtësi u grumbullua nga trajneri Xhani De Biazi në vitin 2013, por pas disa stërvitjesh nuk debutoi me kuqezinjtë për arsye të ndryshme. Atëherë kur trajneri italian në atë kohë do t’i jepte shansin për të luajtur, Sadiku u dëmtua dhe nuk pati mundësinë të luante. I lodhur nga kjo situatë, vendosi që të luante me përfaqësuesen e Kosovës, përpara se kjo e fundit të përfshihej në UEFA dhe në FIFA.

loret sadiku

Pra, në atë kohë nuk duhej dokumentacion për të luajtur në miqësoret që skuadra e Bunjakit zhvillonte me kombëtaret e tjera. Sadiku u largua pa lejen e De Biazit dhe FSHF-së, e cila u tërbua dhe i komunikoi lojtarit që nuk do të vinte më të përfaqësonte ngjyrat kuqezi. “Pas ndeshjes së parë me Kosovën, trajneri i Shqipërisë më tha se nuk do të luaja më me kuqezinjtë.

Por, pavarësisht kësaj, ata më grumbulluan për një tjetër ndeshje. Unë i thashë realisht çfarë mendoja në atë kohë, sepse më kishte thënë që nuk do të luaja. Dhe në atë kohë, ai hapi fjalë sikur unë doja të luaja për Shqipërinë dhe nëse nuk do të doja, atëherë nuk do ta kisha pranuar. Por, në atë kohë nuk fola, sepse situata u bë kaotike”, ka thënë dikur Sadiku për mediat suedeze. Ai më parë kishte luajtur me Shpresat e Suedisë, por FIFA i dha lejen për të luajtur me kuqezinjtë. Tani është federata shqiptare që bllokon lojtarin dhe nuk i jep lejen që të luajë për Kosovën.

GENTJAN ALINANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura