Refuzohet kërkesa, Gjykata e Apelit lë në burg Emiljano Shullazin

May 5, 2016 | 16:23
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin, duke refuzuar kërkesën e tyre për lirim.

Emiljano Shullazi, i arrestuar për gjobëvenie dhe marrje të pasurisë përmes kërcënimeve u transferua pak ditë më parë në Tiranë, duke lënë qelitë e burgut të sigurisë së zakonshme, në Elbasan.

Emiljano-Shullazi_0 (1)

Kjo lëvizje është bërë për lehtësi, pasi ditën e sotme ai kërkon në Apel zbutjen e masës së sigurisë.
Shullazi kërkoi lirimin e tij dhe procedim në gjendje të lirë. Ai, së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin gjendeshin në burgun 302, deri sa u transferuan në tre burgje të ndryshme javën që shkoi.
Shullazi u dërgua në Elbasan, ndërsa Blerimi te 313-ta dhe Dani në Fushë-Krujë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura