Refuzimi i planit nga UEFA, reagon Milani: Do të përballemi edhe me anën tjetër të medaljes

Dec 7, 2017 | 11:17
SHPËRNDAJE

Milan ka reaguar në ueb-sajtin zyrtar pas lajmit se UEFA e ka refuzuar propozimin e kuqezinjve për të ashtuquajturën “marrëveshje vullnetare”.

screenshot-1_1512639508-8760207Drejtuesit i dorëzuan planet në nëntor për të arritur marrëveshje për Fair Play Financiar, pasi UEFA bën përjashtime të veçanta për klubet me pronar të rinj. Por, sipas “Gazzeta dello Sport” UEFA i ka refuzuar planet e Milanit dhe se mund ta gjobisë dhe të vërë sanksione ndaj saj.

Milan

“Sinjale të rëndësishme nga mediat kanë arritur për marrëveshjen vullnetare, në pritje të prononcimi final dhe zyrtar të UEFA-s. Përveç deklarimi të respektit të vazhdueshëm me maksimal për institucionin evropian [UEFA], Milan gjithmonë e ka bërë të qartë se është i gatshëm të përballet edhe me anën tjetër të medaljes, arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e problemit”, thuhet në ueb-sajtin e kuqezinjve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura