Refuzimi i çështjes “Shullazi”, përcaktohen prokurorët që do të përfaqësojnë këtë grup

Sep 21, 2018 | 9:55
SHPËRNDAJE

Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës.

Nga informacione paraprake mësohet se Donika Prela do të jetë drejtuese e grupit të Prokurorëve, ndërsa Gentian Osmani një nga prokurorët. Ende nuk janë konfimuar emrat e tjerë.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi një hetim disiplinor për të gjithë prokurorët që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi” dhe grupin e tij, ndërsa menjëherë më pas ajo caktoi edhe shpërndarjen e përkohshme të disa prokurorëve nga Krimet e Rëndë, në rrethe, përkatësisht Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, ndërsa Sonila Muhametaj në Pukë, sakaq Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit.

shullazi-933x445

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura