Refuzimi i azilit për shtetasin turk/ 9 eurodeputetë letër kryeministrit Rama: Jemi shumë të shqetësuar! Këto dukuri të përsëritura rrezikojnë integrimin

Sep 18, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Një grup eurodeputetësh i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me vendimin për t’i refuzuar azilin shtetasit turk, Selami Simsek.

Selami Şimşek

Nismës së eurodeputetes rumune, Ramona Strugariu iu bashkuan edhe 8 eurodeputetë të tjerë, thonë se Simsek ka pretenduar vazhdimisht se do të përballet me ndjekje penale nëse deportohet në Turqi si anëtar i lëvizjes klerike Fethullah, të cilën autoritetet e Ankarasë e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Familja e tij shprehu frikë se ai mund të ndajë fatin e Harun Celik (me të cilën Simsek u arrestua). Mësuesi turk që u vendos në një aeroplan në rrethana mjaft të dyshimta nga autoritetet shqiptare dhe u dërgua në Turqi më 1 janar të këtij viti, arrestua menjëherë pas mbërritjes në Stamboll”, thuhet në letër.

Eurodeputetët kujtuan se në mars 2020, Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) nisi një hetim mbi ekstradimin e mësuesit turk Harun Çelik, i ekstraduar mbrëmjen e vitit të ri. Ai u arrestua së bashku me Simek dhe u akuzuan për falsifikim të dokumenteve. Çelik u ekstradua në “rrethana mjaft të dyshimta”, citojnë eurodeputetët.

Sipas eurodeputetëve, Simsek iu refuzua azili për arsye teknike pasi ai nuk arriti të apelojë çështjen brenda 15 ditësh ndërsa kërkoi një sqarim nga Shqipëria për këtë.

Eurodeputetët kërkojnë nga Shqipëria të përmbushë detyrimet ndërkombëtare të parashikuara në Konventën e Gjenevës për Refugjatët, e cila përcakton se “një person nuk duhet të kthehet në një vend ku përballet me kërcënime serioze për jetën ose lirinë e tij”.

“Ne kërkojmë sqarime urgjente nga autoritetet shqiptare për situatën e Selami Simsek”, thuhet më tej.

Ata gjithashtu i kujtuan qeverisë se respektimi i të drejtave të njeriut është një kusht për anëtarësimin në BE.

Parlamenti Evropian ka qenë një mbështetës i fortë i përpjekjeve të Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe ne jemi shumë të shqetësuar për efektin që këto dukuri të përsëritura të mosrespektimit të të drejtave themelore mund të kenë në procesin e integrimit evropian të vendit” shkruanin eurodeputetët në letrën drejtuar qeverisë shqiptare ”.

letra

 

Shqipëria refuzon ‘për procedurë’ apelin e turkut Selami Simsek për azil. Komisioni nuk merr parasysh pretendimet e tij se…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura