Refugjatët që kalojnë nga Shqipëria, fqinjët blindojnë kufijtë

Aug 18, 2018 | 14:44
SHPËRNDAJE

Vendet fqinje kanë shtuar kontrollet në kufi për të parandaluar fluksin e refugjatëve që shkojnë drejt Europës e kalojnë trasit në Shqipëri.

Pasi Ministria e Mbrojtjes malazeze njoftoi se Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, vigjilencë ka edhe në kufirin me Greqinë.

refugjatetttt

“Megjithëse ka një rënie prej 31 për qind të flukseve hyrëse të emigrantëve nëpërmjet kufirit greko-shqiptar që nga fillimi i vitit, agjencia kufitare e Bashkimit Evropian Frontex mbetet në gatishmëri në Janinë, në veriperëndim të Greqisë.

Sipas raportimeve, 11 oficerë të Frontex nga Gjermania dhe Polonia po punojnë aktualisht me policët grekë në rajon, nga frika se migrantët mund të përpiqen të marrin një rrugë të re nga brigjet e Greqisë veriperëndimore në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi”, raporton “Kathimerini”.

“Ndërkohë, ka pasur një rritje në rastet e mashtrimit të emigrantëve dhe refugjatëve nga bandat që lëshojnë dokumente të rreme udhëtimi.

Emigrantët që planifikojnë të udhëtojnë për në Evropën Qendrore dhe Veriore paguajnë deri në 3.000 euro për dokumente që janë aq keq të falsifikuara saqë kanë çuar në arrestimin e më shumë se 200 njerëzve në aeroportet e Kalamatës, Aktio dhe Araxos në Greqinë perëndimore përgjatë dy viteve të fundit”, raporton media greke.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura