Refugjatët, Rama: Nuk i hapim kufijtë nëse BE nuk ka plan për ta

Mar 18, 2016 | 21:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme gjatë promovimit të librit të ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema për krizën e refugjatëve dhe rolin e Shqipërisë në të.

ramaRama u shpreh se mënyra se si u mënyra se si u administrua kriza e refugjatëve ishte kaotike, por theksoi se Shqipëria është e gatshme të marrë pjesën e përgjegjësisë që i takon.

Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria nuk mund të hapë portat për refugjatët nëse Europa nuk ka një plan për ta.

“Mënyra se si u administrua kriza ishte kaotike. Ajo që ndodhi në Ballkan ishte një spektakël i trishtueshëm, pasi ishte përcjellje nga një stacion në tjetrin. Refugjatët hyjnë në BE, (në Greqi) dalin në Maqedoni dhe hyjnë sërish në BE.

Nuk ka zot që i mban në tenda, duan të shkojnë në Gjermani. Numri i refugjatëve nuk është dramë e madhe, por mënyra si shfaqen refugjatët është problem. Ne jemi gati të marrim pjesën tonë, por nuk mund të hapim portat dhe të ngecim në kurth”, tha kryeministri Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura