Refugjatët/ Nga 15 Marsi, roje italiane të ruajnë kufijtë shqiptarë

Mar 11, 2016 | 17:38
SHPËRNDAJE

Nga 15 marsi, rreth njëzet roje kufitare italiane do të vijnë në Shqipëri, për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit, pas mbylljes së rrugës Ballkanike për emigrantë.

C_4_articolo_2164631_upiImagepp

Ardhja e tyre vjen pas kërkesës së autoriteteve në Tiranë, në kuadër të bashkëpunimit të dy vendeve për të përballuar çështjen e parandalimit të fenomenit të emigrimit, në rast fluksi pas mbylljes së kufijëve të vendeve Ballkanike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane “Tg.com“.

Sipas saj, do të jetë Tirana, përmes qeverisë së saj që do të vendosë se në cilat pika kufitare do të vendosen rojet italiane. Për këtë, “tg.com” citon një burim nga Brukseli.

Ndërkohë që Greqia është në alarm. “Kriza humantiare ka arritur kulmin, vendet anëtare duhet të pranojnë me urgjencë të ardhurit, është momenti për të ndihmuar”, ka thënë i komisioneri europian, Dimitris Avramopoulos në një postim në Tëitter.

Të enjten, gjatë deklaratës së tij, në prag të samitit të në Bruksel, ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano tha se “kam kërkuar që tema e Shqipërisë të mos jetë vetëm italiane. Shqipëria mund të jetë një partner strategjik i Europës për çështjen ballkanike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura