Refugjatë edhe në Shqipëri? Masat në Kapshticë

Mar 8, 2016 | 9:22
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Maqedonia ka bllokuar kufirin, Shqipëria përflitet si një vend i mundshëm tranziti i refugjatëvë në rrugën e tyre drejt vendeve të BE. Si pritet një mundësi e tillë nga shqiptarët dhe autoritetet drejtuese?

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Grenzpolizei

Fshati Kapshticë gjendet vetëm pak minuta larg kufirit shqiptaro-grek. Në vitet 90′ mijëra shqitparë kanë ndaluar këtu për të blerë ushqime dhe më pas kanë vazhduar rrugën e tyre drejt Greqisë në kërkim të një jete më të mirë. Ata e kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Të njëjtën gjë mund të bëjnë tani edhe refugjatët nga Siria, Afganistani dhe nga vendet e tjera, që janë bllokuar në territorin grek, për shkak se Maqedonia ka mbyllur kufirin.

Banorët e mbledhur në qendër të fshatit na thonë se deri tani nuk kanë parë refugjatë nga vendet e fqinje që të kalojnë kufirin. “Nuk vijnë që këtej se këtu ka më shumë kontrolle tani. Ata mund të vijnë nga Braçaj ose Tërsëniku,” thotë një i moshuar.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Dorfbewohner

Varfëria e banorëve të fshatit duket qartë nga shtëpitë pothujase të rrënuara. Por sidoqoftë ata thonë se nëse refugjatët do të vijnë, do t’i mirëpresin sepse edhe ata kanë qenë refugjatë dikur.

Dy hapa larg kufirit…

Rreth tre kilometra larg nga Kapshtica gjendet Braçaj, një tjetër fshat shumë afër kufirit shqiptaro-grek. Edhe banorët e këtij fshati kanë parë mija fytyra shqiptarësh të lodhur dhe rraskapitur, të cilët kalonin kufirin e gjelbër në kërkim të një jete më të mirë në Greqi.

“Kemi dëgjuar që janë kapur disa refugjatë, por ne nuk kemi parë gjë. Kemi degjuar gjithashtu se do të vijnë. Ne do t’i mirëpresim vetëm për hir të rrugës së gjatë dhe të vështirë që kanë bërë,” na thotë një nga të rinjtë e fshatit.

Ndërsa një tjetër na thotë se nuk ka arsye për t‘u trembur nëse ata vijnë, “sepse nuk po vrasin njeri apo po bëjnë diçka të keqe”.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland

Strehimi i mundshëm për refugjatët

Një nga rojet e ish-repartit ushtarak pranë fshatit Kapshticë, na thotë se gjatë ditëve të fundit atje kanë shkuar përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore, po ashtu si edhe përfaqësues të UNHCR. Qëllimi i tyre ka qenë të kontrollojë nëse ndërtesat mund të përshtaten si vendstrehim për refugjatët në rast se ata vendosin të kalojnë kufrin shqiptaro-grek.

Ndërtesat pothuasje të amortizuara shërbejnë si magazina të një kompanie private. Roja na thotë se strehimi i tyre aty do të jetë i vështirë sepse energjia elektrike është shkëputur prej më shumë se një viti, po ashtu si edhe uji i pijshëm. Në rast të hyrjes së refugjatëve në territorin shqiptar, më pas do të jetë përgjegjësi e prefekturës së Korçës për të marrë masat e duhura për strehimin e tyre.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland

“Çdo zonë është me rrezik”

Rreth dy kilometra larg ish-repartit ushtarak ndodhet Kapshtica, pika doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Qarkullimi i automjeteve dhe i pasagjerëve është normal, ashtu si edhe çdo ditë. Autobusë të linjave që lidhin qytetet shqiptare me ato të Greqisë, kamionët me mallra që hyjnë e dalin nga kufiri dhe makina private.

Por nuk është e njëjta gjendje në “kufirin e gjelbër”, vija kufitare natyrore mes dy vendeve. Autoritetet shqitpare kanë shtuar numin e forcave policore që patrullojnë në këtë zonë. Jo shumë larg nga pika doganore, në një pjesë të kufirit të gjelbër u takojmë Dashamir Spahon, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Emigracionit të Qarkut Korçë. Spaho thotë për Deutsche Welle-n, se autoritetet shqiptare kanë marrë masat e nevojshme për tu përballur me një situatë të mundshme të hyrjes së refugjatëve në Shqipëri. Deri tani sipas tij nuk ka pasur asnjë rast të kapjes së refugjatëve, të cilët kanë ikur nga kampet greke.

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland DorfbewohnerDashamir Spahon, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Emigracionit të Qarkut Korçë

Në raportimet e disa mediave italiane u njoftua, se në afërsi të kufirit me Shqipërinë ishin grumbulluar grupe me refugjatë që mund të kalojnë në çdo moment në territorin shqiptar. Por sipas tij ai nuk ka një informacion të tillë. ” Sipas komunikimeve zyratre na është vënë në dijeni që janë krijuar disa kampe në Kozanë, Grevena dhe në disa vende të tjera. Por nuk kemi asnjë informacion për një lëvizje të tyre në drejtim të territorit tonë”, shprehet Spaho.

I pyetur se cilat janë zonat më potenciale për të kaluar refugjatët, Spaho thotë se “e gjithë vija kufitare po kontrollohet dhe çdo zonë për ne është me rrezik.”

Grenzgebiet zwischen Albanien und Griechenland Grenzpolizei

Prandaj përveç forcave normale të kontrollit të kufirit ne pamë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Për një kontroll më të mirë të kufirit të gjelbër, në disa pjesë të veçanta janë montuar edhe kamera termike, të cilat mund të kapin çdo lëvizje, si gjatë natës ashtu edhe gajtë ditës. Imazhet e këtyre kamerave dërgohen menjëherë në stacionin e policisë kufitare dhe më pas oficerët që janë aty informojnë me anë të radios efektivët në terren për të reaguar në rastet e shkeljes së kufirit.

Qendrimi në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Kapshticës të bën të qartë atë që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama tha në një konferencë për shtyp me Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mongherini, në fillim të muajit: ‘Shqipëria nuk do të ngrejë mure për të bllokuar refugjatët, por as nuk do të hapë portat’.

Burimi: DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura