‘Reformat për integrimin në BE do të sjellin…’, mesazhi i fortë i ambasadores amerikane, flet dhe për krimin e korrupsionin

Jul 4, 2020 | 9:42
SHPËRNDAJE

kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dalë me një mesazh në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa thekson se ky përvjetor e gjen botën në një kohë jo të zakontë, për shkak të pandemisë nga koronavirusi, Kim vë theksin tek reformat që duhen për Shqiëpërinë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Së bashku, ne kemi punuar për më shumë se një shekull, për të formuar një bashkim më të përsosur midis kombeve tona.

Njëqind vjet më parë SHBA përdorën fuqinë e tyre për të mbështetur një Shqipëri të pavarur, e shtruan rrugën që ju t’i bashkoheshit Lidhjes së Kombeve në 1920.

Presidenti amerikan punoi për të promovuar mirëqenien e përgjithshme të shqiptarëve në mënyrë që ata të gëzonin bekimet e lirisë.

Për të siguruar një mbrojtje të përbashkët, Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009.

Që prej asaj kohe, Shqipëria ka qenë një partner i besueshëm për sigurinë e rajonit.

SHBA do vijojnë të qëndrojnë krenare krah jush, ndërsa zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniët tona të mbrojtjes dhe e bëjmë Shqipërinë një aleate më të fortë dhe më të aftë.

Në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi njëzëri reformën në drejtësi, vendi hodhi hapat e parë drejt vendosjes së drejtësisë së re në Shqipëri, për të çrrënjosur korrupsionin, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të vendosur me vendosmëri sundimin e ligjit.

Ky është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje, për të sjellë rezultate. Por si gjithmonë SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin.

Sot, Shqipëria është në rrugën drejt një bashkimi tjetër, BE!

Reformat e nevojshme për këtë do të sjellin më shumë drejtësi dhe begati për popullin shqiptar.

SHBA ishin me ju në fillim të këtij procesi dhe ne do qëndrojmë me ju deri sa të arrini synimin tuaj.

Historia ka treguar që në momente të vështira, SHBA dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëera tjetrës, krahë për krah. Qëndrojmë me ju sot e nesër, si aleatë të fortë të lirë dhe të vendosur për të formuar një bashkim të përsosur”, mbyllet mesazhi i ambasadores amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura