“Reforma Zgjedhore të ecë përpara”, Basha mandaton Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me qeverinë

Jan 14, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka bërë me dije se opozita mbështet ecjen përpara të reformës zgjedhore.

basha

Basha bëri me dije se për të dakordësuar me qeverinë ka mandatuar ish-deputetin Oerd Bylykbashi dhe nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

“PD kërkon nisjen pa vonesë dhe përfundimin e reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara të Reformës duke u qëndruar plotësisht të gjitha pikave të parashtuara në tetor”, tha Basha.


I pyetur nëse do të ulen në një tyrezë me bashkëkryetarin e Komisionit për reformës Zgjedhore, Basha u shpreh: “Unë në emër të PD ju them se ne sot kemi zgjedhur dy përfaqesuesit tanë, pala tjetër unë nuk mund të flas për përgjegjshmërinë apo papërgjegjshmërinë”.

Më tej Basha pyet nëse kjo reformë do të na çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, për të cilën u shpreh se: “Fundi sa më i shpejtë i krizës vjen përmes zgjedhjeve parlamentare dhe vendore në një ditë”.

I pyetur për ndryshimin e sistemit, Basha tha : “PD dhe aletatët, jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar me gjithë shqiptarët cfarëdo sistemi qe ata duan te aplikojnë për zgjedhjet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura