Reforma zgjedhore/ “PS dhe PD mbajnë peng zgjedhjet, Shqipëria s’do të ketë kurrë demokraci të vërtetë”

Sep 11, 2018 | 18:00
SHPËRNDAJE

Partia ZGJIDHJA , përmes një deklarata është shprehur se “ PS dhe PD, në bashkëpunim mbajnë peng zgjedhjet që vidhen, manipulohen, deformohen, intimidohen e dhunohen nga komisionerët dhe numëruesit e tyre.”

Në këtë deklaratë, ZGJIDHJA deklaron se përbetimet e SHQUP-it dhe të Rilindjes se me vetting do të spastrojnë politikën shqiptare janë një front i ri lufte demagogjike për të hequr vëmendjen nga problemet dhe reformat reale që kërkon vendi.

“Prandaj ZGJIDHJA dhe dhjetra parti të tjera e përfaqësues të shoqërisë civile, të angazhuara për zgjedhje të lira dhe të barbarta, do të nisin turin e takimeve brenda dhe jashtë vendit për të informuar institucionet vendase dhe të huaja për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore si kushti themelor që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian në qershor 2019. “, thuhet në deklaratë.zgjidhja

Deklarata e plotë për shtyp e partisë ZGJIDHJA

Vettingu i klasës politike, vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta

Partitë e vjetra të Shqipërisë e gjetën sebepin e radhës për të lënë jashtë vëmendjes përmbylljen e reformës zgjedhore që garanton zgjedhje të barabarta dhe të lira. Me batuta hidh e prit, PD dhe PS, na premtojnë vettingun e politikës, që gjoja do të nxjerrë nga skena politikanët e korruptuar.
Prandaj ZGJIDHJA dhe dhjetra parti të tjera e përfaqësues të shoqërisë civile, të angazhuara për zgjedhje të lira dhe të barbarta, do të nisin turin e takimeve brenda dhe jashtë vendit për të informuar institucionet vendase dhe të huaja për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore si kushti themelor që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian në qershor 2019.
PS dhe PD, në bashkëpunim mbajnë peng zgjedhjet që vidhen, manipulohen, deformohen, intimidohen e dhunohen nga komisionerët dhe numëruesit e tyre. Prandaj, pa rrëzuar këtë regjim hibrid, pa rrëzuar marrëveshjen okulte të partive të vjetra që ka zëvendësuar republikën dhe sundimin e ligjit, Shqipëria nuk do të ketë kurrë demokraci të vërtetë parlamentare e pluraliste.
ZgjidhjaPërVendin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura