“Reforma Zgjedhore pikë kyçe e Bundestagut” – Vasili dhe Hajdari pas tryezës: Shqiptarët kanë nevojë për sovranitet!

Jan 14, 2020 | 14:27
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme komisioni i Reformës Zgjedhore me bashkëkryetarë Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe dy të mandatuarit e opozitës, ish-deputeti Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kanë rënë dakord që palet te formojne Keshillin Politik me perfaqesues te opozites, drejtuesve te komisionit te Reformes Zgjedhore dhe perfaqesuesve te grupeve parlamentare ne Kuvend.

pjimage (44)

Pra komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të jetë vendi ku do të arrihet konsensusi mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore. Këtë e përcakton “Kuadri i Bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore”, i dakordësuar mes qeverisë dhe opozitës.

Lidhur me këtë konkluzion, Vasili është shprehur se ky ecja përpara me reformën zgjedhore është një hap i rëndësishëm për shtetin shqiptar drejtë rrugës evropiane.

“Është hedhur një hap i rëndësishëm, që lidhet me përparimin e integrimit evropian. Reforma zgjedhore është kyçe sa i përket kushteve të Bundestagut Gjerman që na çon drejt hapjes së negociatave”, tha Vasili.

Ndërsa bashkëkryetarja, Rudina Hajdari, nga opozita e re parlamentare u shpreh se Reforma Zgjedhore ndihmon në rikthimin e sovranitetit, jo që u nevojitet shqiptarëve.

“Shqiptarët kanë nevojë që ti rikthehet sovraniteti në parlament.

Shqiptarët kanë nevojë të kenë një kod dhe një sistem zgjedhor për të zgjedhur dhe për të pasur një sistem zgjedhor dinjitoz”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura