Reforma zgjedhore/ Partitë joparlamentare: 7 kërkesat që i drejtohen OSBE dhe diplomatëve amerikanë, Shqipëria nuk mund…

Sep 10, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Përfaqësuest e partive jo parlamentare, në një deklaratë të bërë publike pas një mbledhjeje të bërë sot në Tiranë, janë shprehur se Shqipëria nuk ka arritur përparimin e duhur drejt demokracisë, s dhe se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk arrin të bëjë zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme.

zgjedhje-compressor

“Tryeza e sotme e partive politike që duan zgjedhje të barabarta dhe të lira vendosi t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare: Prezencës së OSBE-së, misionit të ODIHR-it, përfaqësive diplomatike të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës e vendeve të tjera perëndimore si dhe miqve të Shqipërisë me këto kërkesa”, thuhet në këtë deklaratë, ndërsa kërkesat janë si më poshtë:

1-Reforma zgjedhore duhet të udhëhiqet nga Prezenca e OSBE-së. Ajo duhet të përfundojë këto muaj që të jetë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Makinacionet e partive të vjetra në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të mos prekur Kodin aktual Zgjedhor në këmbim të votës së emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet për pushtetin vendor, kanë për qëllim të pengojnë reformimin e qenësishëm të zgjedhjeve të vitit 2019. Këto zgjedhje duhet të bëhen me ligjin dhe kodin e ri zgjedhor. Ne nuk pranojmë retushimin e ligjit zgjedhor, por vendosjen përfundimtare të standardeve demokratike në procesin zgjedhor tē garantuara me ligjin dhe kodin zgjedhor.
2- Partitë e vjetra politike duhet të heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve. Ato kanë kryer krime të rënda elektorale dhe kanë shkatërruar zgjedhjet e lira në Shqipëri. Sali Berisha dhe Edi Rama duhet të kërkojnë ndjesë publike për krimet elektorale që kanë kryer ndër vite. PD dhe PS janë përgjegjëset kryesore të shkatërrimit të standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Procesin zgjedhor duhet ta drejtojë një administratë zgjedhore shtetërore, e pavarur dhe jopartiake si në të gjitha vendet demokratike në rajon dhe më gjerë. Partitë e vjetra nuk mund të vazhdojnë të numërojnë votat e partive të tjera. Të drejtat e çdo partie duhet të jenë të barabarta në raport me administratën dhe në procesin zgjedhor.
3-Kodi i ri zgjedhor duhet të garantojë futjen e teknologjisë në votime, identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik në qendrat e votimit. Nuk mund të vazhdojë transporti i kutive me vota të panumëruara. Çdo votë duhet të numërohet në qendrat e votimit. Kodi i ri elektoral duhet të garantojë realisht e plotësisht përmbushjen e të drejtës kushtetuese të çdo qytetari shqiptar për të zgjedhur e për t’u zgjedhur lirisht.
4-Reforma zgjedhore duhet të realizohet me transparencë përmes një procesi të hapur e gjithëpërfshirës dhe jopërjashtues e në dëm të partive të reja. Në diskutime duhet të përfshihen të gjitha partitë politike në vend. Vettingu i klasës politike duhet të realizohet përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta që janë instrumenti bazë për këtë qëllim.
5-Kodi i ri zgjedhor duhet t’i shpëtojë zgjedhjet nga monopoli i partive të vjetra dhe nga paratë e krimit, korrupsionit dhe oligarkëve të lidhura me to. Ky kod duhet të garantojë jo vetëm lirinë e konkurencës dhe të përfaqësimit të qytetarëve, individëve dhe partive e grupimeve politike, por edhe përfaqësimin e drejtë me mandate në kuvend e në këshillat bashkiake të votës propocionale të popullit. Ligji dhe kodi i ri zgjedhor nuk duhet të avantazhojë PD-në dhe PS-në dhe nuk duhet të vendosë barjera ligjore për të penguar suksesin e alternativave të reja politike.
6-Të përfshihet dhe të garantohet e drejta e emigrantëve për të marrë pjesë në votime, si pjesa më e edukuar me demokracinë. Ata janë më të paanshëm, të pashantazhueshëm dhe të paminupulueshëm nga elita e vjetër dhe e korruptuar politike.
7-Tryeza falenderon shoqërinë civile që është bashkuar me kauzën e reformës zgjedhore për pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve dhe fton të gjithë qytetarët dhe inteligjencën e vendit që t’i bashkohet kësaj kauze jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe për fatet e popullit.
Tryeza zgjodhi një përfaqësi e cila do të marrë takime për të parashtruar kërkesat e kësaj tryeze në institucionet politike të vendit dhe ato ndërkombëtare në Tiranë dhe në Europë të interesuara për zhvillimet në Shqipëri.

Deklarata e plotë e tryezës së partive politike:

Përfaqësuesit e partive politike që kërkojnë zgjedhje të barabarta dhe të lira, të mbledhura sot në një tryezë në Tiranë, me shqetësimin e thellë pse Shqipëria nuk ka arritur përparimin e duhur drejt demokracisë, deklaruan se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk arrin të bëjë zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme.
Tryeza e sotme e partive politike konstatoi se reforma zgjedhore është një kusht themelor që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian në qershor 2019. PS dhe PD janë në bashkëpunim dhe mbajnë peng zgjedhjet. Vendi ynë prej 25 vitesh monitorohet në zgjedhje nga organizmat ndërkombëtare. Zgjedhje certifikohen vazhdimisht si me progres dhe fatkeqësisht tani pas 25 vitesh republikë, në Shqipëri zgjedhjet vidhen, manipulohen, deformohen, intimidohen e dhunohen nga komisionerët dhe numëruesit e PS dhe PD dhe nga kriminelët e lidhur me to. Shqipëria qeveriset nga një regjim hibrid, nuk ka një demokraci të vërtetë parlamentare e pluraliste, republika, sovraniteti i popullit dhe sundimi i ligjit janë zëvendësuar nga marrëveshja mes dy partive të vjetra.
Tryeza e sotme e partive politike që duan zgjedhje të barabarta dhe të lira vendosi t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare: Prezencës së OSBE-së, misionit të ODIHR-it, përfaqësive diplomatike të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës e vendeve të tjera perëndimore si dhe miqve të Shqipërisë me këto kërkesa:
1-Reforma zgjedhore duhet të udhëhiqet nga Prezenca e OSBE-së. Ajo duhet të përfundojë këto muaj që të jetë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Makinacionet e partive të vjetra në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të mos prekur Kodin aktual Zgjedhor në këmbim të votës së emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet për pushtetin vendor, kanë për qëllim të pengojnë reformimin e qenësishëm të zgjedhjeve të vitit 2019. Këto zgjedhje duhet të bëhen me ligjin dhe kodin e ri zgjedhor. Ne nuk pranojmë retushimin e ligjit zgjedhor, por vendosjen përfundimtare të standardeve demokratike në procesin zgjedhor tē garantuara me ligjin dhe kodin zgjedhor.
2- Partitë e vjetra politike duhet të heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve. Ato kanë kryer krime të rënda elektorale dhe kanë shkatërruar zgjedhjet e lira në Shqipëri. Sali Berisha dhe Edi Rama duhet të kërkojnë ndjesë publike për krimet elektorale që kanë kryer ndër vite. PD dhe PS janë përgjegjëset kryesore të shkatërrimit të standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Procesin zgjedhor duhet ta drejtojë një administratë zgjedhore shtetërore, e pavarur dhe jopartiake si në të gjitha vendet demokratike në rajon dhe më gjerë. Partitë e vjetra nuk mund të vazhdojnë të numërojnë votat e partive të tjera. Të drejtat e çdo partie duhet të jenë të barabarta në raport me administratën dhe në procesin zgjedhor.
3-Kodi i ri zgjedhor duhet të garantojë futjen e teknologjisë në votime, identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik në qendrat e votimit. Nuk mund të vazhdojë transporti i kutive me vota të panumëruara. Çdo votë duhet të numërohet në qendrat e votimit. Kodi i ri elektoral duhet të garantojë realisht e plotësisht përmbushjen e të drejtës kushtetuese të çdo qytetari shqiptar për të zgjedhur e për t’u zgjedhur lirisht.
4-Reforma zgjedhore duhet të realizohet me transparencë përmes një procesi të hapur e gjithëpërfshirës dhe jopërjashtues e në dëm të partive të reja. Në diskutime duhet të përfshihen të gjitha partitë politike në vend. Vettingu i klasës politike duhet të realizohet përmes zgjedhjeve të lira dhe të barabarta që janë instrumenti bazë për këtë qëllim.
5-Kodi i ri zgjedhor duhet t’i shpëtojë zgjedhjet nga monopoli i partive të vjetra dhe nga paratë e krimit, korrupsionit dhe oligarkëve të lidhura me to. Ky kod duhet të garantojë jo vetëm lirinë e konkurencës dhe të përfaqësimit të qytetarëve, individëve dhe partive e grupimeve politike, por edhe përfaqësimin e drejtë me mandate në kuvend e në këshillat bashkiake të votës propocionale të popullit. Ligji dhe kodi i ri zgjedhor nuk duhet të avantazhojë PD-në dhe PS-në dhe nuk duhet të vendosë barjera ligjore për të penguar suksesin e alternativave të reja politike.
6-Të përfshihet dhe të garantohet e drejta e emigrantëve për të marrë pjesë në votime, si pjesa më e edukuar me demokracinë. Ata janë më të paanshëm, të pashantazhueshëm dhe të paminupulueshëm nga elita e vjetër dhe e korruptuar politike.
7-Tryeza falenderon shoqërinë civile që është bashkuar me kauzën e reformës zgjedhore për pastrimin përfundimtar të zgjedhjeve dhe fton të gjithë qytetarët dhe inteligjencën e vendit që t’i bashkohet kësaj kauze jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe për fatet e popullit.
Tryeza zgjodhi një përfaqësi e cila do të marrë takime për të parashtruar kërkesat e kësaj tryeze në institucionet politike të vendit dhe ato ndërkombëtare në Tiranë dhe në Europë të interesuara për zhvillimet në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura