“Reforma Zgjedhore pa opozitën është nul”, Vasili: Do thellonte në ekstrem krizën politike dhe mazhoranca do të përballej me…

May 11, 2020 | 12:52
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së dhe pjesëmarrës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili deklaron se një reformë pa miratimin e opozitës, pra vetëm me votat e mazhorancës do të ishte nul.

vasili

Vasili thekson se kjo do të thellonte në ekstrem krizën politike që është akoma më e rënduar për shkak të krizës së pandemisë në menaxhimin e situatës.

Do të ishte një kthim akoma më mbrapa në një krizë politike që ka përparuar dhe do ishte një përgjegjësi e mazhoranës që do të përballej me konsekuenca në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar”, shprehet Vasili.

Çdo tendencë nga ana e mazhoranës me gojën e Gjiknurit për të akumuluar çështje që zënë përfund njëra-tjetrën dhe nuk marrin zgjidhje është në funksion të asaj strategjie për të shkuar drejt një miratimi provokativ, në mënyrë të njëanshme, me anën e forcave të kartonit, që bie ndesh kjo me çështjen e negociatave.

Deri më tani ka një pengesë në arritjen e kohes që është një vullnet munguar i mazhoranës, e cila duhet të heqë dorë nga miratimi i në mënyrë të njëanshme të reformës.

Kjo do thellonte në ekstrem krizën politike që është akoma më e rënduar për shkak të krizës së pandemisë në menaxhimin e situatës.

Të gjitha takticizmat për të shtuar në tryezë çështje të tjera është një tendencë për të mos i dhënë përgjigje çështjeve që janë. Draftet e opozitës, të gjitha ezaurojnë rekomandimet e OSBE.

Është një reformë nul, nëse është pa opozitën. Është më pak sesa nul sepse do të ishte një kthim akoma më mbrapa në një krizë politike që ka përparuar dhe do ishte një përgjegjësi e mazhoranës që do të përballej me konsekuenca në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar”, tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura