Reforma zgjedhore nis nga e enjtja. Krijohen tre grupe, por mungon Rudina Hajdari. Çështjet ku do të përqendrohen

Oct 22, 2019 | 17:51
SHPËRNDAJE

Duke filluar nga dita e enjte, Parlamenti do të nisë punën për reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

zgjedhjett-730x440

Në mbledhjen që pritet të zhvillohet të enjten, do të prezantohet paketa e parë që adreson këto rekomandime për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës.

Po në këtë mbledhje, do të bëhet konstituimi dhe raportimi i grupeve të punës. Këto grupe pune janë ndarë në tre grupe, por në asnjërin prej tyre nuk figuron emri i Rudina Hajdarit, kryetarja e grupit të deputetëve të djathtë në Parlament.

Zonja Hajdari ishte bashkëkryetare e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore së bashku me Damian Gjiknurin.

Ky i fundit rezulton pjesë e grupit për sistemin zgjedhor. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pjesa e rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të përmbyllen brenda muajit dhjetor.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Grupet e punës si vijon:

Sistemi zgjedhor:

Damian Gjiknuri & Bashkim Fino

Myslim Murrizi & Nimet Musaj

Financimi I partive politike:

Blerina Gjylameti & Klotilda Ferhati

Arben Elezi & Ralf Gjoni

Emigrantët:

Alket Hyseni & Adnor Shameti

Korab Lita & Adriatik Alimadhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura