Reforma/ Zbardhet debati në mbledhjen e grupit parlamentar të PD

Jul 21, 2016 | 16:01
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike mblodhi me urgjencë grupin parlamentar në drekë dhe rreth orës 15:00 deputetët u shpërndanë, ndërsa as lideri i opozitës Lulzim Basha asnjë prej demokratëve nuk pati komunikim me mediat.

Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi.

PD-selia-2

Gjithashtu “Panorama.al” ka zbardhur edhe debatin e zhvilluar në mbledhjen me dyer të mbyllura në PD.

DEBATI:

Basha: Jemi ende në proces negociatash dhe kemi shpresë se mund të arrihet marrëveshje. Ne kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombetar në gjithë këtë histori.

Berisha: E vërteta është që Rama nuk e do marrëveshjen, Rama kërkon që reforma të mos votohet. Ai po punon për të arritur një shumicë të çoje vendin në zgjedhje të parakohshme.

Selami: Unë nuk e di për çfarë mbështetje ndërkombëtare flisni ju kryetar kur ne dje kemi marre dy deklarata shumë të forta kundër. Ne duhet ta votojmë reformën pasi deri në këto momente fatura është mbi ne. Unë kam që në dhjetor që sa herë dal nga shtëpia për në Kuvend apo në parti takoj përditë qytetar që më kërkojnë të votojmë reformën. Ne duhet ta votojmë pasi fatura sic e thashe deri tani është mbi ne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura