Reforma në Drejtësi/ Zbardhet takimi i Berishës me ambasadorin Lu

May 3, 2016 | 15:08
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu pak pasi bashkë me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin u takuan me kreun e Komisionit të posaçme për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.berisha dhe lu

Ambasadori Lu e ka njohur Berishën me rëndësinë shumë të madhe që qeveria e tij i kushton kësaj reforme si dhe me punën që kanë bërë këto ditë ekspertët ndërkombëtarë.

Ish-Kryeministri nga ana e tij theksoi se, opozita është forca politike më e interesuar për reformën, të cilën Rama bëri gjithçka ta përjashtonte nga procesi, ndonëse asnjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë që Kushtetuta të amendohej pa opozitën.

“Kjo praktikë që ndoqi Rama bëri që të humbet një vit kohë dhe dy draftet të kthehen me vërejtje thelbësore nga Komisioni i Venezias, vërejtje që në tërësi ishin paraqitur nga opozita”, është shprehur Berisha.

Megjithëatë, ish-Kryeministri shprehu besimin se nëse ekziston vullneti politik i sinqertë kjo reformë mund të votohet me konsensus  të plotë në parlament.

Në fund, Berisha ka kërkuar ndihmë nga SHBA-të edhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura