Reforma në Drejtësi/ Xhafaj: Politika t’u kërkojë falje ekspertëve

Jul 28, 2016 | 19:27
SHPËRNDAJE

Kreu i Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigadës me rastin e kalimit të ligjit në Parlament.

Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj

Xhafaj u shpreh se tani mbetet për t’u miratuar dhe ligjet që shoqërojnë reformën për t’u cilësuar e plotësuar.

Deputeti i PS-së përmendi të gjithë personat e përfshirë në hartimin e rreth 50 ligjeve që do të reformojnë sistemin e drejtësisë shqiptare.

Me këtë rast Xhafaj tha se tani që ligji kaloi me 140 vota pro, politika duhet t’u kërkojë më së paku ndjesë ekspertëve që punuan për këto ligje që janë aq sa Parlamenti miraton gjatë një legjislature.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura