Reforma në Drejtësi, Rama ka një propozim të ri për PD-në

Jul 15, 2016 | 7:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama duket se është dorëzuar në përpjekjet për arritjen e një kompromisi me opozitën për miratimin e draftit të reformës në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi.

Pas kundërshtimit të propozimit më të fundit të SHBA-ve dhe BE-së, Rama ka ftuar opozitën që propozimet e tyre t’ia paraqesin ndërkombëtarëve dhe nëse marrin dakordisinë, mazhoranca do ta miratojë draftin e tyre pa asnjë kundërshti.

“Një propozim i ri për PD: Shkruajeni vete si të doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje”, shkruan Rama në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura