Reforma në Drejtësi/ Rama: Do të gjykohen ata që kurrë s’janë gjykuar

Jul 26, 2016 | 19:18
SHPËRNDAJE

Ndryshe nga aleati i tij në qeveri, Kryeministri Edi Rama nuk i njeh merita opozitës në kalimin e paketës së ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi me konsensus të plotë. Në një fjalë të mbajtur me rastin e 25-vjetorit të pranisë në Shqipëri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rama shprehu falënderim vetëm për ndërkombëtarët.rama-qesh

“Reforma siç është tashmë një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus mjaft të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi me miqtë e aleatët tanë. Ka shumë njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam variatin tim dhe ky konsensus ishte një kryevepër e një kombinimi mjaft fatlumë të shqiptarëve dhe partnerëve. Ata inevstuan përpjekjet dhe imazhin e atyre”, tha Rama.

Kryemistri më tej theksoi se, kjo reformë krijon instrumente ligjore për të “gjykuar ata që kurrë nuk janë gjykuar” dhe se tani “drejtësia nuk shndërrohet më në diçka që mund ta shesës apo mund ta blesh”.

“Me 140 vota tanimë kemi hyrë në një epokë të re të historisë shqiptare, pasi tani kemi instrumentet të gjykojmë ata që kurrë nuk janë gjykuar e që kanë tjetërsuar misionin dinjitoz të gjyqtyarëve për ta pasur si instrument që e shndërron drejtësinë në dicka që e blen e shet”, nënvizoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura