“Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, Yuri Kim takon Arben Krajën: SPAK ka bërë goditje të fuqishme kundër korrupsionit!

Mar 17, 2021 | 20:50
SHPËRNDAJE

Ambasadorja Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, ku thekson se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

yuri kim

Në një postim në Twitter, Kim thekson SPAK ka bërë goditje të fuqishme kundër korrupsionit, ku liston se janë 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 milion euro asete të konfiskuara; u hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar dhe 114 të dënuar deri më tani.

Takim i mirë sot me kreun e SPAK-ut, Kraja Arben. SPAK ka bërë goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 milion euro asete të konfiskuara; U hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar dhe 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Yuri Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura