Reforma në drejtësi, Meta: Për LSI-në përfundoi dje, gati ta votojmë në çdo kohë

May 5, 2016 | 10:31
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar sot se për partinë që ai përfaqëson, LSI-në, reforma në drejtësi ka përfunduar që nga dita e djeshme ku ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, kanë dorëzuar në komisionin parlamentar të reformës draftin përfundimtar të paketës që tani duhet thjesht të miratohet në parim në komision dhe të votohet në Parlament.

Sipas Metës, ai nuk ka arsye të paragjykojë qëndrimin e opozitës sepse kjo e fundit ka thënë se do e votojnë reformën në drejtëësi. Në rast të kundërt, cdo minutë që kalon është në dëm të procesit të integrimit të vendit tha Meta.

meta

“Për mendimin e LSI, të grupit të saj parlamentar nga dita e djeshme reforma në drejtësi ka përfunduar sepse kjo ka qenë ajo që kemi pritur, fjalën përfundimtare të komisionit të Venecias që u dha para dy muajsh dhe të ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT për disa cështje që s’ishin shteRuar në mënyrë të plotë apo që përbenin diferenca mes palëve, kshq besoj se gjithcka ka përfunduar dhe grupi parlametnar i LSI është gati për ta votuar këtë reformë nga dje, jo nga sot aq më tepër nga e hëna.

Pyetje: Do nxisni edhe partitë politike, opozitën e cila deri tani ska qenë dakort me një pjesë edhe të raportit të komisionit të Venecias?

Besoj se gjithëpërfshirja ka qenë një dimensoim i padiskutueshëm i këtij debati tani mund të vazhdojmë edhe për shumë vite të tjera por jemi të ndërgjegjshëm që cdo minut që kalon është kundër nesh dhe rrezikon progresin e mëtejshëm të axhendës sonë në BE, për celjen e negociatave, këto sms janë bërë tepër të qarta edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE Mogherini edhe nga zoti Hahn, kshq në këtë drejtim mendoj se tani duhet të ecim drejt procedurave parlamentare për të votuar këtë reformë, e drejta e opozitës të kërkojë edhe disa ditë më shumë, por nuk kam arsye që të paragyjykoj, se kanë thënë se do e votojnë këtë reformë. Por për LSI votimi ka filluar që nga dje. Votat tona do jenë për këtë variant përfundimtar”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura